Zegjine Çaushi, hyn në fushë me pallto: Gati “Rrufeja”

Politikë

Zegjine Çaushi, hyn në fushë me pallto: Gati

Infrastruktura sportive në qytetin e Roskovecit po merr një formë të re. Janë duke avancuar punimet për ndërtimin dhe rijetësimin e fushës së sportit në këtë qytet, një projekt ky që po jetësohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë Roskovec dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). 

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e zonës, Zegjine Çaushi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga ky investim i rëndësishëm për komunitetin dhe rininë.

Mbështetje për ekipin e futbollit "Rrufeja"

Sipas deputetes, ky projekt do të sigurojë kushte më të mira për sportin dhe do të shërbejë si një mbështetje e madhe për ringritjen e ekipit vendas të futbollit, "Rrufeja"

1000452685.jpg

Fusha e re synon t'u sigurojë sportistëve kushte bashkëkohore stërvitjeje, duke nxitur njëherësh pasionin për sportin dhe duke i rikthyer qytetit traditën e dikurshme futbollistike. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion