Përshkallëzohet situata, studentët lyejnë me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Arsimit, shkulin edhe kangjellat në rrugë
Lajmifundit
/
13 October 2026, 14:49
Aktualitet

Fasada e Ministrisë së Arsimit është lyer me ngjyrë të kuqe dhe me vezë. Studentët dhe qytetarë të shumtë prej disa minutash janë mbledhur para ministrisë së Arsimit teksa vijojnë të protestojnë.
Ata kanë hedhur sende, tullumbace me ujë dhe kapsolla në drejtim të godinës. Deri tani nuk ka patur përplasje me policinë teksa dhjetëra efektivë ndodhen në terren. Policia gjithashtu pas nisjes së protestës ka shtuar forcat dhe efektivët.
“Ministria e krimit”, “Policia e krimit”, “Ju erdhi fundi” janë disa nga thirrjet e protestuesve. Protestuesit gjithashtu kanë shkulur edhe kangjellat në rrugë.


