Moti i keq/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave!

Reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata dhe dëborë në lartësitë mbi 1100 metra parashikohen gjatë ditëve në vijim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka marrë masat për përballimin e situatës, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
Sipas njoftimit, kontraktorët e mirëmbajtjes janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje dhe për të përballuar problematikat që mund të krijohen nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.
Autoriteti Rrugor u bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve në akset malore, ku kushtet e motit mund të vështirësojnë qarkullimin.

NJOFTIMI
Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.
🚗 Apel për drejtuesit e mjeteve:
* Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
* Reduktoni shpejtësinë.
* Respektoni sinjalistikën rrugore.
* Kontrolloni gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes, si dhe pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në akset malore.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!


