Pas tensioneve të javës së kaluar, 1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri autobotët

Aktualitet

Pas tensioneve të javës së kaluar, 1200 policë në

Partia Demokratike pritet që në orën 12:00 të ditës së sotme të mblidhen për të protestuar. Gjithashtu edhe studentët kanë paralajmëruar një protestë për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se janë angazhuar 1200 efektivë policie.

Në këtë plan përfshihen Forcat e Rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat do të pozicionohen pranë institucioneve, si dhe automjetet policore ujë hedhëse.

Edhe komisariatet e Policisë së Tiranës kanë angazhuar agjentët e tyre për garantimin e rendit dhe të qetësisë publike, në përputhje me planifikimin ditor të shërbimeve policore.

Gjithashtu një tjetër element i planit të sigurisë lidhet me zbatimin e Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026. Në rast se konstatohen shkelje të pikës 2 të nenit 24/1, masat administrative, përfshirë gjobat, do të aplikohen nga Policia e Rendit.

Kujtojmë se, ky akt normativ është aktualisht objekt kundërshtimi në Gjykatën Kushtetuese, pasi është ankimuar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë, të cilët kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion