“Paraqet rrezik potencial për banorët”, Instituti i Ndërtimit shpall të pabanueshëm pallatin në Elbasan ku ndodhi shpërthimi

Aktualitet

“Paraqet rrezik potencial për banorët”, Instituti i

Instituti i Ndërtimit ka dorëzuar raportin paraprak të vlerësimit të pallatit të shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan. Nisur nga rreziku shumë i madh i shembjes së pjesëve të ndryshme të ndërtesës, ekspertët kërkojnë ndalimin e përdorimit të godinës. 

Deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive të objektit, thuhet në shkresën e Institutit të Ndërtimit, rekomandohet ndalimi i përdorimit të godinës dhe kufizimi i aksesit në të, si dhe marrja e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së banorëve dhe personave përreth, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse.Inxhinierët thonë se objekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit, të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhe jokonstruktive të ndërtesës.

Soleta e katit të 5-të, mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, rrezikon shembjen nga momenti në moment.

Gjendja e konstatuar paraqet rrezik potencial për sigurinë e banorëve, thonë ekspertët, dhe të personave që mund të qëndrojnë brenda ose pranë objektit.

Instituti i Ndërtimit rekomandon përcaktimin dhe zbatimin e një perimetri sigurie 20 m-30 m, si dhe marrjen e masave të nevojshme për shmangien e rënies së elementeve të dëmtuara.

Aktualisht janë duke u kryer akt-ekspertizat e thelluara, të cilat përfshijnë investigimet konstruktive, testimet laboratorike të materialeve dhe analizat përkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dhe qëndrueshmërisë së objektit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion