PD zhvillon zgjedhjet në Fier dhe Korçë, 7 kandidatë në garë për drejtimin e degëve lokale

Politikë

PD zhvillon zgjedhjet në Fier dhe Korçë, 7 kandidatë

Demokratët në Fier dhe Korçë i janë drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të degëve lokale të Partisë Demokratike. Procesi zgjedhor ka nisur në të dyja qytetet, ndërsa gara zhvillohet mes shtatë kandidatëve.

Në Fier, në garë për drejtimin e degës janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta.

Sipas të dhënave të procesit, rreth 3,800 anëtarë kanë të drejtë vote. Numri i demokratëve në listat zgjedhore është reduktuar ndjeshëm pas rishikimit të tyre, pasi më herët në këtë degë rezultonin rreth 8,000 anëtarë.

 Zgjedhjet në PD-në e Fierit nuk u zhvilluan në afatin e parashikuar nga statuti, ndryshe nga degët e tjera të vendit.

Ndërkohë, edhe në Korçë ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike. Në garë janë dy kandidatë, Harito Zoti dhe Mikel Dishnica.

Sipas listës zyrtare, rreth 4,800 anëtarë kanë të drejtë vote dhe do të përcaktojnë përmes votës se kush do të drejtojë PD-në e Korçës në vijim.

Procesi zgjedhor pritet të vijojë gjatë gjithë ditës, ndërsa pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave do të shpallet edhe fituesi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion