Protesta kombëtare e PD-së, demokratët marshojnë drejt Kryeministrisë, Berisha mungon

Aktualitet

Protesta kombëtare e PD-së, demokratët marshojnë drejt

Partia Demokratike zhvillon sot protestën e radhës në Tiranë, me mbështetësit e saj që kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku është parashikuar të mbahet tubimi.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e paralajmëroi pak ditë më parë, teksa u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta.

1794051274_militantetepare.jpg

Berisha e cilësoi revoltën studentore si një përballje me qeverinë Rama, ndërsa ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohen në atë që e konsideroi një protestë kundër qeverisë.

Sali Berisha si në dy protestat e kaluara, nuk do t’i bashkohet protestës. Te kryeministria .

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion