Atent*ti në Athinë, i plagos*ri nga ishte person në kërkim, arrestohen shokët e tij, autori ende në arrati (EMRI)

Kosovë&Rajon

Atent*ti në Athinë, i plagos*ri nga  ishte person në kërkim,

Policia greke ka identifikuar personin e plagosur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe dy persona të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Çato, 38 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Sarandës. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga policia greke, pas goditjes së një grupi kriminal të tregtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan dhe armë zjarri.

Në prangat e forcave speciale greke në qershor, ranë 9 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mes tyre edhe Cato. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë në total.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, policia greke ka arritur të vendosë në pranga 2 shtetas, konkretisht dy të mitur, shqiptarin Flavio Keqi 16 vjeç dhe grekun Ioannis Karikis 16 vjeç.

Ata mësohet se ndodheshin në shoqërinë e viktimës në momentin e ngjarjes dhe më pas kanë tentuar të largohen e për këtë janë arrestuar për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se kush ka qenë autori i tentativës së vrasjes.

Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë hapur zjarr dy herë ndaj 38-vjecarit Çato, pranë kishës në lagjen “Kolono” të Athinë. Pasi është goditur me një plumb, Çato ka arritur të shkojë drejt mjetit të tij, i cili ndodhej parkuar rreth 150 metra më larg, ku dhe u gjet nga policia. Ai mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital/Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion