Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer.
Sipas informacioneve, pas një ekzaminimi të kryer sot në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e një operacioni të ri për trajtimin e frakturës.
Shqetësimet për gjendjen shëndetësore të Veliajt janë ngritur prej ditësh nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili më herët deklaroi se prej afro dy javësh ishte kërkuar zyrtarisht kryerja e ekzaminimeve për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të këmbës, por ato nuk ishin realizuar.
Veliaj ndodhet në ambientet spitalore të burgut të Fierit, ku ishte transferuar për shkak të frakturës në këmbë.
Ai ka lëvizur me paterica dhe ka marrë qetësues për dhimbjet.


