Sot protesta kombëtare/ Nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, dy tubime që pritet të mobilizojnë Tiranën

Aktualitet

Sot protesta kombëtare/ Nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, dy tubime

Tirana pritet të jetë sot në fokus të dy protestave. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestë ditën e sotme, në orën 12:00, përpara Kryeministrisë, në mbështetje të kauzës së studentëve.

Thirrja është bërë nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili u ka bërë apel qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar revoltën studentore si një kauzë që tejkalon bindjet politike.

Ndërkohë, në orën 14:00 pritet të zhvillohet protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilët, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për dialog, kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës. Në krah të tyre janë rreshtuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur publikisht solidaritetin me protestuesit.

Si pasojë, policia ka bërë një plan masash për protestat e sotme. Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se janë angazhuar 1200 efektivë policie.

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama bëri publike hapësirën më të re të komunikimit online, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat që i shqetësojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion