Operacioni në veri të Kosovës, gjendet arsenal arm'ësh e pajisje ushtarake, për çfarë do përdoreshin?

Policia e Kosovës ka zbuluar armatime dhe municione në një banesë të braktisur në fshatin Dren, në komunën e Leposaviqit. Mes sendeve të gjetura janë një kallashnikov , 119 fishekë dhe pajisje të tjera ushtarake. Ende nuk dihet se kur është vendosur armatimi në banesë dhe nëse lidhet me ndonjë aktivitet të paligjshëm.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka gjetur në veriun e vendit armatime. Ky zbulime rikthen në vëmëndje kujtimet e sulmit të armatosur në Banjskë dhe pikëpyetjet për sigurinë në këtë zonë.
Sipat të dhënave zyrarë të policis së kosovës një kallashnikov të tipit AK-47, 119 fishekë dhe pajisje të tjera ushtarake, janë gjetur në një banesë të braktisur në fshatin Dren, në komunën e Leposaviqit.
Deri tani nuk ka informacion të konfirmuar se kur është vendosur armatimi në banesë, ndërsa autoritetet duhet të përcaktojnë origjinën e tij dhe nëse lidhet me ndonjë aktivitet të paligjshëm.
Zbulimi vjen në një kohë kur rastet e gjetjes së armëve dhe municioneve në veri mbeten shqetësim për institucionet e sigurisë në Kosovë.
Zbulimi i armëve rikthen në vëmëndje datën 24 shtatori të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Në këtë sulm humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, i cili u shpall hero i Kosovës.
Ngjarja shkaktoi tensione të mëdha dhe ngriti shqetësime për sigurinë në veri, si dhe për përfshirjen e mundshme të strukturave jashtë Kosovës.
Ish-zyrtari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është përmendur nga autoritetet e Kosovës në lidhje me organizimin e sulmit, ndërsa çështja e përgjegjësisë së tij mbetet një element i rëndësishëm i zhvillimeve pas Banjskës.


