Nuk mori Çmimin Nobel për Paqen, Trump reagon sërish: Turp i dhashë fund tetë luftërave

Bota

Nuk mori Çmimin Nobel për Paqen, Trump reagon sërish: Turp i

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish dhe ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosmarrjen e Çmimit Nobel për Paqen, duke pretenduar se kontributi i tij në përfundimin e konflikteve dhe lirimin e pengjeve e meritonte këtë vlerësim.

Në një postim, Trump tha se i kishte dhënë fund tetë luftërave dhe se ishte pranë përfundimit ose zgjidhjes së dy konflikteve të tjera, pa specifikuar se për cilat përplasje bëhej fjalë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ia atribuoi vetes kthimin e pengjeve izraelite, përfshirë 28 pengjet e fundit, të gjallë dhe të vdekur, si dhe lirimin e qindra pengjeve të tjera nga vende të ndryshme të botës.

“Sigurova kthimin e të gjithë pengjeve izraelite, përfshirë 28 të fundit, të gjallë dhe të vdekur, si dhe lirimin dhe kthimin në atdhe të qindra pengjeve nga vende të ndryshme të botës”, shkroi Trump.

Screenshot_2-10.png

Ai gjithashtu iu referua Venezuelës dhe programit bërthamor të Iranit, duke pretenduar se kishte fituar një luftë në Venezuelë dhe kishte parandaluar Iranin të siguronte armë bërthamore.

Në fund të postimit të tij, Trump shprehu pakënaqësinë për faktin se as ai personalisht dhe as Shtetet e Bashkuara nuk u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen.

“E megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre, as unë dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e morëm Çmimin Nobel për Paqen”, përfundoi presidenti amerikan.

ME TE LEXUARAT