Një zakon i përditshëm, pasoja për mjedisin! Sa të rrezikshëm janë bishtat e cigareve?

Soft

Një zakon i përditshëm, pasoja për mjedisin! Sa të
Bishtat e cigareve përbëjnë mbetjet më të përhapura në mjedis, me rreth 4.5 trilionë të tillë që hidhen çdo vit në të gjithë botën, shkruan focus.it.

Në Evropë, bishtat e cigareve përbëjnë më shumë se 23% të mbetjeve të gjetura në plazhe. Ndërsa në brigjet italiane, mesatarisht regjistrohen 77 bishta për çdo 100 metra vijë bregdetare.

Ndotja e shkaktuar prej tyre ka pasoja të konsiderueshme për ekosistemet dhe shëndetin e njeriut. Cigaret tradicionale, përveç filtrave prej plastike, përmbajnë edhe substanca shumë ndotëse dhe të rrezikshme, si arseniku, plumbi dhe formaldehidi.

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Stambollit, i cili analizoi 88 paketa cigaresh nga 18 vende, të prodhuara nga kompani të ndryshme të industrisë së duhanit, zbuloi praninë e mikroplastikës në 94% të mostrave.

Sipas studimit, sasia e mikroplastikës varionte nga 1,6 deri në 29,9 grimca për gram duhan.

Pjesa më e madhe e tyre përbëhej nga fragmente polietileni, polipropileni dhe polietilen tereftalati (PET), të cilat mendohet se vijnë nga procesi i prodhimit të cigareve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion