Ngjarja e rëndë në Itali, 21-vjeçari shqiptar qëlloi 10 herë me th'ikë të ëmën, më pas njoftoi policinë

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Eduart Xhani vrau nënë e tij, Meleqe Lusha. Sipas mediave italiane, Xhani e ka njoftuar vetë policinë, duke i thënë policisë se trupi ne saj do ta gjenin në shtëpi.
“E kam vrarë nënën time, do ta gjeni në shtëpi”- raportohet se ka thënë ai gjatë telefonatës.
Viktima 39-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Brescia. Sipas informacioneve paraprake të hetimit, djali i saj dyshohet se gjatë natës i ka shkaktuar rreth dhjetë plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, përpara se të largohej nga banesa.
Pas disa orësh endjeje, i riu është paraqitur vullnetarisht në një komisariat në Cremona, ku ka bërë dëshmuar për krimin. Më pas ai është mbyllur në heshtje dhe, sipas hetuesve, ka folur me vështirësi, pa dhënë shpjegime për arsyet e ngjarjes. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes dhe të zbardhin motivin e vrasjes, i cili mbetet ende i paqartë.
Eduart Xhani kishte lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Ai kishte ndjekur studimet në Institutin Einaudi dhe punonte si punëtor në një fabrikë të zonës.


