Rama përsërit ftesën për dialog, studentët vijojnë protestën me "sofrën e gurit" para Kryeministrisë

Politikë

Rama përsërit ftesën për dialog, studentët vijojnë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, duke i ftuar sërish të ulen në tryezë për të diskutuar mbi kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Sofra e gurit, e vendosur para Kryeministrisë, vijon të jetë aty si simbol i ftesës për dialog. Rama ka rikthyer thirrjen për bisedime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse studentët do t’i përgjigjen ftesës së tij.

Sipas raportimeve, protesta studentore vazhdon, ndërsa ftesat e përsëritura të kryeministrit deri më tani nuk kanë sjellë uljen e palëve në një tryezë të përbashkët. 
 
Studentët dhe gjimnazistët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndërsa në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion