U përfol se u sulmua nga ariu, në trupin e 53-vjeçarit nga Bulqiza zbulohet plagë e shkaktuar nga ar'ma e zjarrit

Aktualitet

U përfol se u sulmua nga ariu, në trupin e 53-vjeçarit nga
Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar detaje të reja që kanë orientuar hetimet drejt dyshimit për vrasje.

Pas ekzaminimit të kryer në Tiranë, në trupin e viktimës dyshohet se është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, me një predhë plumbi në pjesën e gjoksit.

Fillimisht, dyshimet ishin se 53-vjeçari mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra.

Megjithatë, konstatimi i plagës së dyshuar nga arma e zjarrit ka hapur një pistë të re hetimi për rrethanat e vdekjes së tij.

Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një ngjarje kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion