"Nga korriku 2027..." ministrja jep lajmin për bebet: Deri në 6 milion lekë...

Bonusi i bebeve pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme nga 1 korriku 2027. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka prezantuar skemën e re të mbështetjes financiare për familjet me fëmijë, e cila parashikon kalimin nga pagesat e njëhershme në përfitime mujore për një periudhë pesë vjeçare.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur në duar një palë çorape bebesh, ministrja njoftoi se skema e re është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027, i cili po shqyrtohet në Kuvend.
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por gjithsesi dua të ndaj me ju një lajm shumë të mirë për bonusin e bebeve”, u shpreh Ismaili.
Sipas propozimit, skema do të zbatohet për fëmijët shqiptarë që do të lindin nga data 1 korrik 2027 e në vijim.
Masa e mbështetjes financiare do të përcaktohet në varësi të numrit të fëmijëve në familje.
Konkretisht, pagesat mujore parashikohen si më poshtë:
Fëmija i parë: 5,000 lekë në muaj, ose 300,000 lekë në total për pesë vite.
Fëmija i dytë: 7,000 lekë në muaj, ose 420,000 lekë në total për pesë vite.
Fëmija i tretë: 10,000 lekë në muaj, ose 600,000 lekë në total për pesë vite.
Pagesat do të kryhen çdo muaj përgjatë pesë viteve të para të jetës së fëmijës, duke zëvendësuar modelin aktual të bonusit që jepet si një shumë e vetme pas lindjes.
Sipas saj, ndryshimi synon t'u vijë në ndihmë familjeve jo vetëm në momentin e lindjes, por edhe gjatë viteve të para të rritjes dhe edukimit të fëmijëve.
Njoftimi i ministres:
Bonusi i bebeve kthehet në mbështetje të përmuajshme.
Në buxhetin e vitit 2027 që po shqyrtohet në Kuvend, për fëmijët që do të lindin nga 1 korriku 2027 e në vijim, parashikohet një skemë e re. Mbështetja nuk kufizohet më vetëm në momentin e lindjes, por i shoqëron familjet çdo muaj, gjatë pesë viteve të para të rritjes së fëmijës:
• 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë
• 7 mijë lekë në muaj për fëmijën e dytë
• 10 mijë lekë në muaj për fëmijën e tretë
Nga pagesat e njëhershme tanimë te një mbështetje e qëndrueshme, muaj pas muaji, në vitet kur familjeve u duhet më shumë.
Sepse e ardhmja e Shqipërisë nis me fëmijët


