Nën hetim për favorizim të fituesit, SPAK shtyn hetimet për Aeroportin e Vlorës

Aktualitet

Nën hetim për favorizim të fituesit, SPAK shtyn hetimet për
SPAK ka zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për Aeroportin e Vlorës, që është shndërruar në një mollë sherri mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe qeverisë shqiptare.

Prokurorët e posaçëm argumentojnë se nevojiten hetime shtesë, e për këtë arsye i ka shtyrë hetimet deri më datë 23 nëntor 2026. Të dyshuar për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera janë 7 anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit.

Nga dokumentet që kanë rrjedhur më herët nga SPAK, rezulton se ka dyshime për paracaktimin e konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. 

“Ka dyshime që anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar bashkimin e shoqërive Mabco Construction, Yda Group dhe 2A GROUP në kualifikimin dhe në shpalljen fituese të procedurës së koncesionit”, thuhet në dokumentet e SPAK.

Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të kompanisë Al-De Corporation LTD, nëpërmjet shtetasit Aldi Çeli. Përplasjet për aeroportin e Vlorës nisën fillimisht mes dy aksionerëve Behgjet Pacolli të Mabco dhe Valon Ademit të 2A GROUP. Në kulmin e konflikteve mes palëve, qeveria njoftoi inicimin /VNA

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion