Ndryshon moti, meterologia na tregon çfarë na pret të enjten dhe të premten

Aktualitet

Ndryshon moti, meterologia na tregon çfarë na pret të enjten
Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve atmosferike pritet të nisë nga dita e enjte, me reshje më të dendura gjatë së premtes.

Sipas Porjës, ditët në vijim do të karakterizohen përgjithësisht nga mot i qëndrueshëm. Mëngjesi i sotëm ka nisur i freskët, ndërsa temperaturat gjatë mesditës pritet të arrijnë deri në 28-29 gradë Celsius.

“Deri të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa do të ketë rënie të lehta të temperaturave në ditët në vijim”, tha meteorologia.

Ndryshimi i situatës atmosferike pritet të nisë të enjten, kur do të shtohen vranësirat. Në orët e vona të kësaj dite priten reshje të pakta në zonat veriore të vendit.

E premtja pritet të sjellë reshje në të gjithë territorin, të cilat në disa zona mund të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Të shtunën reshjet do të vijojnë, por me intensitet më të ulët, ndërsa të dielën pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

ME TE LEXUARAT