Shpërthimi me tritol në Elbasan/ Arrestohen dy persona të tjerë, zbardhen rolet në ngjarje

Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Elbasan/ Arrestohen dy persona të

Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e Policisë pas shpërthimit me lëndë plasëse të një automjeti në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Në pranga kanë rënë një 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy banues në Durrës.

Sipas hetimeve, 24-vjeçari dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjet., së bashku me një  17-vjeçar , i cili ishte arrestuar më parë.

Ndërsa 29-vjeçari  dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi më 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion