Vjedhja e parave nga llogaritë e Raiffeisen, qytetarët i sulen bankës: Kemi dy javë, ka rënë siguria!

Vjedhja e shumave monetare nga kartat dhe llogarite e klienteve te Raiffeisen Bank eshte nje fenomen shqetesues i cili ka ngritur dyshime serioze ditet e fundit ne lidhje me sherbimet e ketij institucioni financiar ne Shqiperi.
Pas denoncimeve publike te perseritura, shoqeruar edhe me fakte konkrete per levizjet financiare ne llogarite e klienteve, Raiffeisen Bank ka reaguar dje me nje njoftim ku nuk thote shume gjera dhe nuk sqaron aspak situaten.
Reagimi i bankes:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Gjatë ditës së sotme, disa nga klientët tanë kanë hasur përkohësisht ndryshime në balancat e llogarive të tyre, të lidhura me disa transaksione me kartë.
Situata është adresuar plotësisht dhe balancat e llogarive pasqyrojnë gjendjen e saktë.
Nuk është identifikuar asnjë akses i paautorizuar në sistemet e Bankës, nuk ka pasur komprometim të të dhënave të klientëve dhe nuk është evidentuar asnjë incident i sigurisë kibernetike.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin, durimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm.
Për suport, kontaktoni në numrin +355 4 23 81 381.
Por pas ketij reagimi, kane shperthyer klientet:
"Kjo eshte fshehje e qarte e asaj qe ka ndodhur dhe nuk mund ta fshihni me postime ne fb, merrni masa dhe ktheni leket e vjedhura", shkruan njeri prej tyre ne komentin pasues te deklarates se bankes.
Nje qytetar tjeter dergon me foto mesazhin qe ka marre per levizje financiare te pa autorizuara ne llogarine e tij dhe thote se kjo ka ndodhur dy jave me pare.
"Raiffeisen Bank Shqipëri e kam denoncuar 2 jave me pare, ju ka rene sistemi sigurise", shkruan ai duke derguar edhe foton perkatese.
Nje qytetar tjeter shkruan: Qe kur thoni disa...mban ere. Disa jane 5, 10 persona. Tek ju eshte me mijera o plena hajdute dhe te paafte.
