“Ju erdhi fundi”- Të rinjtë marshojnë në gjithë Unazën: PD-PS këlysha komunistësh! Rama në burg, Berisha në burg
Lajmifundit
/
14 November 2026, 17:09
Aktualitet

Protesta e të rinjve vijoi pothuaj përgjatë një pjese të madhe të Unazës së Tiranës.
Pas ministrisë së Arsimit, studentë, të rinj e qytetarë u drejtuan te Zogu i Zi, e më pas përgjatë Unazës në drejtim të kryqëzimit 21 dhjetori.
Rrugës ata dogjën edhe disa kosha mbeturinash.
Ndërkohë që kaluan nga bulevardi përgjatë lumi të Lanës për të shkuar drejt Kryeministrisë e për të vijuar protestën atje.
Marshimi është shoqëruar me kore kundër Ramës, Berishës dhe dy partive kryesore PS-PD.


