Në kërkim për vr'asje, zhduket Inez Hajrulla, miqtë ngrenë dyshimet: E morën persona me jelekë

Aktualitet

Në kërkim për vr'asje, zhduket Inez Hajrulla, miqtë
Inez Hajrulla rezulton i zhdukur tashmë prej disa ditësh, duke ngritur në këmbë policinë. 

Mësohet se për ngjarjen është marrë në pyetje babai i tij, Robert Hajrulla , i cili ka treguar se me të birin nuk ka patur kontakt gjatë ditëve të fundit.  Megjithatë, ai tha se nuk ka qenë i shqetësuar për shkak se ndodh që ai të mos e kontaktojë çdo ditë.

Sipas babait të tij, beson se i biri ndodhet jashtë vendit dhe se do t'i drejtohet policisë për humbje kontaktesh me të vetëm nëse do të kalojnë 72 orë dhe Inezi të mos e telefonojë apo sinjalizojë në ndonjë mënyrë tjetër që është mirë. 

Alarmin për zhdukjen e kanë dhënë miqtë e tij, të cilët pretendojnë se kanë humbur kontaktet. Ata po ashtu pretendojnë se Hajrulla është marrë nga persona të veshur me jelekë si të BKH-së por më pas, pasi bënë përpjekje për të mësuar në cilin komisariat ishte dërguar, mësuan se ai nuk ishte arrestuar. Kjo bëri që ata të alarmoheshin për fatin e tij.  

Inez Hajrulla është në kërkim me urdhër të SPAK për vrasje dhe grup kriminal. Ai mori drejtimin e grupit kriminal në 2018, pas vrasjes së shefit të tij, Edison Harizaj, i njohur si Edison Faqedjeguri.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion