Muri europian ndaj makinave kineze/ BE do të vendosë kufizim mbi importin e automjeteve elektrike

Një mur europian kundër makinave kineze. Në Bruksel po shënohet një ndryshim kursi vendimtar për konkurrencën dhe mbrojtjen industriale kontinentale përballë fuqisë së madhe të Pekinit.
Sinjale të ndryshme ndërlidhen drejt një ashpërsimi të qëndrimit të Bashkimit Europian: propozohet vendosja e një tavani për importimin e automjeteve hibride kineze, në bazë të rezolutës së aprovuar me një mazhorancë të madhe nga Eurodhoma si dhe një konvergjencë e paparë e qëllimeve mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman.
Komisioneri europian për tregtinë pritet të vizitojë Pekinin për një takim të rëndësishëm me ministrin homolog kinez. Në tryezë është hipoteza e zbuluar nga Bloomberg, për të kufizuar numrin e makinave hibride apo elektrike që vijnë nga Kina, një test i përgjithshëm qëKomisioni mund ta zgjerojë edhe në sektorë të tjerë strategjikë.
Misioni ndjek një letër të përbashkët të nisur nga Brukseli në emër të Macron dhe Merz, përmes së cilët Parisi dhe Berlini kërkojnë fuqi speciale për të përjashtuar me urgjencë kompanitë kineze nga tregu i përbashkët për shkak të konkurrencës.
Në tekstin e rezolutës së miratuar, BE denoncon mbështetjen që Kina i ka dhënë agresionit të Rusisë në Ukrainë, presionet ndaj Tajvanit dhe nevojën për reduktimin e varësisë ekonomike kritike./ A2cnn


