Shqiptari vr'et me thikë të ëmën në Itali, dorëzohet në polici pas krimit (EMRAT)
Lajmifundit
/
3 November 2026, 10:25
Bota

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një 21-vjeçar i theu jetën nënës së tij pas një sulmi me thikë brenda banesës ku jetonin në zonën e Brescias.
Viktimë e këtij krimi brenda familjes ka mbetur 39-vjeçarja Meleqe Lusha, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si djali i saj, Eduart Xhani.
Sipas mediave italiane, pas kryerjes së krimit të rëndë, i riu është larguar me vrap nga vendngjarja, por është dorëzuar vetë pak më vonë në organet e rendit.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie, të cilat mbeten ende të paqarta.


