“Mos i prekni studentët” – Deputetja Marjana Koçeku mbështet protestën e të rinjve dhe dënon dhunën policore (Video)

Politikë

“Mos i prekni studentët” – Deputetja Marjana

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në mbështetje të studentëve që po protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, ku policia kreu dhjetëra shoqërime dhe shpërndau të rinjtë me ujëhedhës.

“Mos i prekni studentët” thuhet në reagimin e deputetes Koçeku, bashkangjitur me pamje nga ndërhyrja e furishme e policisë me ujëhedhës dhe shtyrjen e protestuesve në një zonë më larg ministrisë së Arsimit.

Protesta nisi rreth orës 14:00, kur studentë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën se bashku duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe realizimin e një sërë kërkesash.

Tubimi përshkallëzoi në goditjen e Ministrisë së Arsimit me vezë, gurë dhe sende të tjera, duke shkaktuar kështu disa shoqërime të aktivistëve e studentëve nga blutë.

ME TE LEXUARAT