Mbetet në qeli bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës, kërcënoi arkëtarët t'i jepnin nga 350 euro

Aktualitet

Mbetet në qeli bashkëshorti i ish-drejtoreshës së
Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Fetah Matajn, 44 vjeç, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit.

Mataj dyshohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Sipas hetimeve të Prokurorisë, 5 individë, të cilët punonin si arkëtarë në Postën e Durrësit, dyshohet se janë shtrënguar nga Mataj për t’i dhënë nga 350 euro secili.

Sipas dëshmive të administruara në kuadër të hetimit, ai dyshohet se i ka kërcënuar me humbjen e vendit të punës nëse nuk jepnin shumën e kërkuar. Hetimi ndaj Matajt lidhet me skandalin në Postën e Durrësit, ku një audit ka evidentuar një mungesë financiare prej rreth 700 mijë eurosh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion