Llista, kush janë 27 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Rolando Maran për sfidat e Kombëtares Shqiptare

Sport

Llista, kush janë 27 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Rolando
Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e radhës në “UEFA Nations League”.  Thomas Strakosha nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë sërish, ashtu si në dy sfidat e mëparshme. Në vend të tij, Maran ka ftuar përsëri Etrit Berishën.

Në listë ka edhe disa ndryshime të tjera. Pas rikuperimit nga dëmtimi rikthehet Arlind Ajeti, ndërsa Qazim Laçi është sërish i gatshëm për kuqezinjtë, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Një risi është thirrja e parë për Ysni Ismailajn, futbollistin e Dinamos.

Në listë rikthehet gjithashtu Klevi Qefalija, edhe ai pjesë e skuadrës dinamovite të drejtuar nga Ilir Daja. Pjesa tjetër e grupit mbetet e pandryshuar, me Maran që do të ketë në dispozicion 27 lojtarë për dy përballjet e nëntorit. Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion