Tragjedi në Vlorë, ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në krye të detyrës 45-vjeçari (Emri)

Aktualitet

Tragjedi në Vlorë, ra në kontakt me rrymën elektrike, humb
Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të premte qytetin e Vlorës, ku një punonjës i tensionit të lartë ka humbur jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës.

Viktima është identifikuar si 45-vjeçari Altin Petanaj, me profesion elektricist pranë Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kocul, ku 45-vjeçari po punonte për riparimin e një defekti në rrjet.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë procesit të punës mbi shtyllë, Petanaj ka rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me rrymën elektrike. Goditja nga tensioni i lartë ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e polisë dhe grupi hetimor për të verifikuar rrethanat e plota të incidentit tragjik, si dhe për të kontrolluar nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve në rrjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion