Lëvizje në institucionet e drejtësisë, zgjidhet anëtarja e re e KLP-së, kush është prokurorja Sevdari
Lajmifundit
/
9 October 2026, 14:07
Aktualitet
Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Sevdari është pjesë e Prokurorisë së Tiranës, ku u emërua në vitin 2024, pasi fitoi betejën me drejtësinë.
Sevdari u përjashtua nga organi i akuzës pas procesit të vetingut në vitin 2019, por fitoi në shkallën e dytë pasi e ankimoi vendimin.
Pasi ankimoi vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, kjo gjykatë vlerësoi shkelje në shkarkimin e saj dhe detyroi shtetin shqiptar të rishikonte vendimin, nëse kjo kërkohej nga Sevdari.


