Lavazhet në qendër të AKUK, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin për...

Aktualitet

Lavazhet në qendër të AKUK, vijojnë kontrollet në
Në vijim të njoftimit të bërë më parë dhe përfundimit të afatit të vetërregullimit më 31 tetor, ka nisur aksioni në terren për kontrollin e lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, z. Fludian Çuka u shpreh se:

Është e rëndësishme që jo vetëm subjektet që ushtrojnë aktivitetin e lavazhit, por çdo biznes apo individ, të ndërgjegjësohet se lidhjet e paligjshme ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të banorëve, duke cenuar sasinë dhe presionin e ujit në rrjet. Gjithashtu, ndërhyrjet e pakontrolluara krijojnë rrezik për ndotjen e rrjetit publik dhe cenimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

Të gjitha shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve do kenë një angazhim maksimal, kontrolle sistematike në terren dhe zbatim të njëtrajtshëm të masave, duke theksuar se qëllimi i këtij aksioni nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi, ligjshmëria dhe mbrojtja e furnizimit me ujë të qytetarëve.

Nga evidentimi i kryer në të gjithë territorin e vendit, janë identifikuar 1,206 lavazhe aktive, nga të cilat 460 subjekte e kanë lavazhin si aktivitet kryesor, ndërsa 746 subjekte të tjera e ofrojnë si shërbim dytësor. Këto të dhëna përbëjnë bazën për organizimin dhe shtrirjen e kontrolleve në terren.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë sistematike dhe, në rast të mosreflektimit, do të zbatohen masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Rrjeti publik i furnizimit me ujë është i të gjithëve. Askush nuk ka të drejtë të cenojë furnizimin dhe sigurinë e tij për qytetarët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion