Ardit Gjebrea del pas 2 orë e gjysmë nga SPAK, u pyet për financimet nga Veliaj

Aktualitet

Ardit Gjebrea del pas 2 orë e gjysmë nga SPAK, u pyet për
Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrjeje në pyetje. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Gjebrea është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”, ku ka dhënë shpjegime lidhur me financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.

Burime bëjnë me dije se pyetjet ndaj producentit janë përqendruar te pagesat e përfituara nga institucioni i drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj.

Referuar të dhënave të platformës “Open Spending Data”, e cila pasqyron pagesat e kryera përmes Thesarit, rezulton se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Erion Veliaj.

Gjebrea është pyetur për këto financime dhe rrethanat e përfitimit të tyre, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për çështjen që lidhet me ish-kryebashkiakun e Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion