Performancë e dobët e skuadrës, jep dorëheqjen trajneri i Shkëndijes

Sport

Performancë e dobët e skuadrës, jep dorëheqjen trajneri i

Skuadra e Shkëndijes ka rënë me 10 pikë, pasi u mundën nga Renova. Kjo sjellë që trajneri i klubit, Hasan Ozer, të japë dorëheqjen. Kujtojmë se ai u vendos në krye të Shkëndijes në fund të vitit 2020.

Lajmin e bëri me dije vetë klubi. “Java e 25-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, për ekipin tonë solli rezultat negative ne duelin kundër Renovës, ku pësuam disfatë me rezultat 1-2.

Kjo ka bërë që shkaku i rezultateve të dobëta, trajneri i deritanishëm Hasan Ozer të jep dorëheqje, duke e lënë ekipin në pozitën e dytë me dhjetë pikë negativë ndaj kreut të tabelës.

Kryesia dhe futbollistët falënderojnë për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhë të trajnerit Ozer, duke i uruar suksese në karrierë.

Kryesia e klubit tani më është vënë në kërkim të një trajneri të ri që do të udhëheq me klubin në vazhdim të kampionatit, ku në kombinim janë disa trajner, ndërsa emri i tij do të mësohet gjatë ditëve në vazhdim”, shkruan klubi.

ME TE LEXUARAT