Vjosa Osmani shpërndan parlamentin, Kosova në zgjedhje më 28 Dhjetor!

Kosovë&Rajon

Vjosa Osmani shpërndan parlamentin, Kosova në zgjedhje më 28

Në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Kjo dukej e pashmangshme por tashmë mbi këtë skenar kanë nisur hapat zyrtarë. Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka firmosur këtë të enjte shpërndarjen e parlamentit. Vendimin ajo e ka marrë pasi priti krerët e partive politike në zyrën e saj, një ditë pasi GLauk Konjufca dhe kabineti i propozuar prej tij dhe LVV nuk mori votat e mjaftueshme për të ardhur në detyrë si një qeveri e re.

Lidhur me datat, partitë kanë diskutuar  21 dhe 28 Dhjetorin për zhvillimin e zgjedhjeve, por vendimi përfundimtar do të merret nga Presidentja.Në zgjedhjet e 9 Shkurtit të këtij viti, LVV fitoi  48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë.

Më poshtë dekreti i Osmanit për shpërnarjen e legjislaturës

Vjosa Osmani shpërndan parlamentin, Kosova në zgjedhje më 28

Osmani nisi një konferencë për mediat ku njoftoi datën 28 si më të arritshmen sa i takon procedurave dhe procesit nga ana e KQZ. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion