Vdekja e shoferit në Kroaci, reagon djali i tij: Ka bërë vetëm një natë pushim

Ka folur për mediat kosovare djali i shoferit që humbi jetën ditën e sotme në Kroaci.

Adhurim Sylmetaj djali i viktimës, Naser Sylmetajt thae babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.
“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë. Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, tha Sylmetaj për REL.

Ditën e sotme, një autobuz me refugjatë nga Gjermania u rrëzua, ku për pasojë mbetën të vdekur 10 persona, mes tyre dhe shoferi që ishte në vendin e pasagjerit.


