Tragjedia me 10 të vdekur në Kroaci, dalin emrat e personave që humbën jetën nga aksidenti

Kosovë&Rajon

Tragjedia me 10 të vdekur në Kroaci,  dalin emrat e personave që


10 qytetarë kosovarë nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës që lamë pas në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci.

Ditën e djeshme 10 persona mbetën të vdekur nga një aksident tragjik që ndodhi në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci. Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.

Gazeta Shqip ka siguruar emrat dhe foto e viktimave të aksidentit fatkeq, 10 jetët që mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë:

Naser Sylmetaj shoferi lindur më 1974, Gjakovë

Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan

Mamaja e saj Gjyle Maloku

Valentina Binakaj

Vajza e saj Erlinda Binakaj

Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë

Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë

Anjeza Bellanica

Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë Gjakovë

Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

Presidentja Vjosa Osmani mori vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci.

ME TE LEXUARAT