Situata në veri, Kurti: Nuk do të tolerohen grupet kriminale

Kosovë&Rajon

Situata në veri, Kurti: Nuk do të tolerohen grupet kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për situatën e krijuar në veri, mes policisë dhe qytetarëve. Kreu i qeverisë tha se puna e Njësisë Speciale është me urdhër të prokurorisë, pas shumë hetimeve.

Situata në veri, Kurti: Nuk do të tolerohen grupet kriminale

“Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës. Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Situata në veri, Kurti: Nuk do të tolerohen grupet kriminale

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensaive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

Situata në veri, Kurti: Nuk do të tolerohen grupet kriminale

Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

Situata në veri, Kurti: Nuk do të tolerohen grupet kriminale

Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, deklaroi Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion