Plumbi erdhi nga Serbia, Policia jep detaje për sulmin në Jarinjë

Kosovë&Rajon

Plumbi erdhi nga Serbia, Policia jep detaje për sulmin në Jarinjë

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot pasdite, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontejner i cili shërben për zyrtarët kufitarë të policisë kufitare dhe doganierëve të Republikës së Kosovës.

Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica - Serbi.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjendet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem, thuhet në një komunikatë për media.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion