Aksident rrugor në Levan–Tepelenë / Mjeti i policisë përplaset me një furgon, detajet e para nga vendngjarja

Aktualitet

Aksident rrugor në Levan–Tepelenë / Mjeti i policisë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku janë përplasur një furgon tip “Mercedes” dhe një automjet policie.

Automjeti i policisë dyshohet paraprakisht se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar që të kenë kërkuar transportimin drejt spitalit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion