Përqafimi Rama-Kurti, Lëvizja Vetëvendosje befason me deklaratën: Si përqafimi i boksierit para goditjes

A ishte një ‘pajtim’ mes tyre fotoja e përqafimit të dy kryeministrave të Kosovës dhe të Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama gjatë samitit të djeshëm të zhvilluar në Tiranë? Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka reaguar me shpejtësi duke thënë se është si përqafimi i boksierit para goditjes.
“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.
Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, shkruan kreu i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi.


