Përfundon numërimi në Mitrovicë, fiton PDK me 53% të votave

Kosovë&Rajon

Përfundon numërimi në Mitrovicë, fiton PDK me 53% të

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat tashmë janë numëruar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë mbi 53,86% të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin.

Kryetari në ikje dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave. I treti doli kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, i cili ka marrë 11,74% të votave. Bahtiri humbi pas dy mandateve në krye të kësaj komune. Ai tha sot se mbrëmë e ka uruar Hamzën për fitoren.

“Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten”, shkroi Bahtiri në Facebook.

Edhe Agolli nga LDK-ja, por ky qysh mbrëmë, publikisht ia uroi Hamzës fitoren. “I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, shkroi Agolli. /Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion