Konfliktohen për pronën, 41-vjeçari vritet nga kushuriri i tij

Një 41-vjeçar është vrarë ditën e sotme në fshatin Batllavë të Podujevës. Mësohet se krimi ka ndodhur, pas debateve për probleme pronësie mes dy kushurinjëve.
Policia ka konfirmuar se viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit B.B., 47 vjeç u bë në fshatin Gërdovc të Podujevës.
Të njëjtit, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. “Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, është thënë në njoftimin e policisë./express


