Përfundon numërimi i votave në 33 komunat në Kosovë, KQZ publikon rezultatet

Kosovë&Rajon

Përfundon numërimi i votave në 33 komunat në Kosovë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 33 komuna. Votat janë numëruar në Deçan, Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Mamushë, Junik, Han i Elezit,Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Më poshtë ua sjellim rezultatin e 33 komunave në të cilat ka përfunduar numërimi i të gjitha votave:

Deçan- fitues Bashkim Ramosaj (AAK) 65,17%

Gjakovë- balotazh në mes Ardian Gjini (AAK) 46,00% dhe Mimoza Kusari-Lila (LVV) 37.08%

Drenas- balotazh në mes Ramiz Lladrovci (PDK) 45,62% dhe Driton Ajazi (DD) 30,74%

Dragash – balotazh në mes Bexhet Xheladini (LDK) 34,76% dhe Shaban Shabani (PDK) 33,69%

Istog- balotazh në mes Ilir Ferati (LDK) 40,91% dhe Bekë Berisha (AAK) 26,61%

Klinë- balotazh në mes Zenun Elezaj (AAK) 43,10% dhe Esat Raci (PDK) 27,60%

Fushë Kosovë- balotazh në mes Burim Berisha (LDK) 49,96% dhe Enver Bajçinca (LVV) 25,33 %

Kamenicë- balotazh në mes Qëndron Kastrati (PSD) 32,69% dhe Kadri Rahimaj (LVV) 30,37%

Mitrovicë e Jugut – fitues Bedri Hamza (PDK) 53,86 %

Leposaviq- fitues Zoran Todiq (Lista Serbe) 97,85%

Novobërdë- fitues Sasha Milosheviq (Lista Serbe) 64,09%

Obliqi- balotazh në mes Xhafer Gashi (IQO) 48,25% dhe Halil Thaçi (LVV) 20,00%

Rahovec– balotazh në mes Smajl Latifi (AAK) 47,23% dhe Visar Korenica (LVV) 24,78%

Pejë- fitues Gazmend Muhaxheri (LDK) 60,41%

Prishtinë- balotazh në mes Arben Vitia (LVV) 42,33% dhe Përparim Rama (LDK) 29,35%

Prizren- balotazh në mes Mytaher Haskuka (LVV) 40,43% dhe Shaqir Totaj (PDK) 31,10%

Shtime- balotazh në mes Qemajl Aliu (LVV) 45,10% dhe Naim Ismajli (PDK) 44,64%

Shtërpcë- fitues Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) 59,36%

Suharekë- fitues Bali Muharremaj (AAK) 52,28%

Ferizaj- fitues Agim Aliu (PDK) 62,53%

Viti- balotazh në mes Sokol Haliti (LDK) 41,78% dhe Arsim Ademi (LVV) 34,85%

Vushtrri- balotazh në mes Ferit Idrizi (PDK) 34,89% dhe Xhafer Tahiri (LDK) 33,77%

Zubin Potok- fitues Srdjan Vuloviq (Lista Serbe) 83,49%

Zveçan- fitues Dragisha Miloviq (Lista Serbe) 98,45%

Malishevë- balotazh në mes Ekrem Kastrati (NISMA) 34,30% dhe Isni Kilaj (PDK) 29,07%

Junik- balotazh në mes Agron Kuçi (AAK) 47,26% dhe Ruzhdi Shehu (LDK) 37,87%

Mamushë- balotazh në mes Abdulhadi Krasniq (KDTP) 48,72% dhe Arif Bytyq (KATP) 37,64%

Hani i Elezit- fitues Mehmet Ballazhi (PDK) 50,98%

Graçanicë– fituese Ljiljana Subariq (Lista Serbe) 77,71%

Ranillug– fituese Katarina Ristiq-Iliq (Lista Serbe) 100,00%

Partesh- fitues Dragan Petkoviq (Lista Serbe) 75,20%

Kllokot- balotazh në mes Vladan Bogdanoviq (Lista Serbe) 41,45% dhe Strahinja Spasiq (SNS) 34,14%

Mitrovica e veriut- fitues Milan Radojeviq (Lista Serbe) 91,33%. /abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion