Operacion i befasishëm në burgun famkeq të Koridhalos, ku vuajnë dënimet edhe shumë shqiptarë

Kosovë&Rajon

Operacion i befasishëm në burgun famkeq të Koridhalos, ku

Një operacion policor në zonat e paraburgimit të Burgut të Korydhalos në Greqi, u krye mëngjesin e së shtunës, (10 janar), nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar, aty ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë.

Konkretisht, siç u njoftua nga Policia, oficerët nga Departamenti i Nëndrejtorisë për Ndjekjen Penale të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, me ndihmën e Departamentit të Grupeve Operacionale, kryen kontrolle në qeli, gjatë të cilave, në total, u gjetën dhe u sekuestruan sa vijon:

Një thikë, 4.10 gramë kanabis të papërpunuar, të ndarë në 22 pako të improvizuara, telefon dhe celular, si dhe 2 karikues dhe kufje.

Për sa më sipër, u arrestuan 4 të burgosur, kundër të cilëve u ngrit një dosje për – sipas rastit – shkelje të Ligjeve për armët, drogën si dhe legjislacionin në lidhje me masat për të siguruar paqen sociale.

Nuk u dhanë detaje për emrat dhe kombësinë e të arrestuarve, por hetimet janë në proces, informon “Protothema”.

Dy prej të arrestuarve, në qelinë e të cilëve u gjet thika dhe droga, po çohen në Prokurorinë kompetente me procedurë të shpejtë, ndërsa dosja e çështjes për dy të tjerët do t’i dorëzohet autoritetit kompetent/Panorama

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion