SHBA sulmojnë objektivat e ISIS në të gjithë Sirinë

Bota

SHBA sulmojnë objektivat e ISIS në të gjithë Sirinë

SHBA kanë kryer sulme në shkallë të gjerë ndaj objektivave të ISIS në të gjithë Sirinë, shkruan “newssky”.

Operacioni u nis me urdhër të Donald Trump në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sulmi “prite” të ISIS-it nga një terrorist i ISIS-it ndaj forcave amerikane dhe siriane në Siri më 13 dhjetor 2025, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil.

Më herët i dërguari special i SHBA për Sirinë, Tom Barrack deklaroi se përplasjet e fundit mes forcave kurdë dhe qeveritare në Alepo, ishin shqetësuese pasi rrezikonin marrëveshjen e integrimit të marsit të 2025, mes Forcave Demokratike Siriane dhe qeverisë së Damaskut.

Barrack shtoi se ekipi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio është gati të lehtësojë bashkëpunimin midis dy palëve për të ecur përpara me procesin e integrimit./Ballkan web

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion