Sulmoi ushtarët e KFOR, policia e Kosovës arreston serbin e njohur si "Rusi"

Kosovë&Rajon

Sulmoi ushtarët e KFOR, policia e Kosovës arreston serbin e njohur si

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas serb të dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj trupave të KFOR-it në 29 maj në veri të Kosovës.

Mësohet se shtetasi i njohur me nofkën “Rusi” është shoqëruar nga autoritetet pas sigurimit të dëshmive se ai ka qenë pjesë e protestuesve që kanë ushtruar dhunë fizike kundrejt ushtarëve të KFOR.

“Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, N.O, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Sakaq, Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

 

ME TE LEXUARAT