Numërohen kutitë e para në Gjakovë, Vushtri dhe Podujevë, ja kush kryeson

Kosovë&Rajon

Numërohen kutitë e para në Gjakovë, Vushtri dhe

Janë publikuar rezultatet e kutive të para të votuara në disa komuna. Sipas mediave kosovare, në Prishtinë në krye është Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje me 41.46%, ndjekur nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 32.49%.

Në Gjakovë, kryeson kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, në Lipjan kryeson Imri Ahmeti i LDK-së me 56,64%, ku i dyti është Adnan Rrustem i VV-së me 23,74%. Në Vushtrri, kandidati i PDK’së, kryeson Ferit Idrizi me 1.021 vota nga 5,418 vota të numëruara, ndjekur nga kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, me 699 vota, kandidati i VV’së për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepi, me 453 vota.

Në Podujevë janë numëruar rreth 5 mijë vota, kryesuar nga Shpejtim Bulliqi i VV-së me 46.13%, Ekrem Hyseni ka 42.79%, Floretë Zejnullahu 7.34, Besnik Tahiri 2.30, Gazmend Islami 1.00 dhe Xhemajl Hasani 0.45%.

ME TE LEXUARAT