Numërohen mbi 25% e votave në Dragash, LDK dhe PDK në një garë të ngushtë

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë ka filluar procesi i numërimit të votave. Në disa komuna procesi është duke shkuar shumë shpejt. Në Komunën e Dragashit procesi i numërimit ka shkuar shumë shpejt.
Kur janë procesuar mbi 25% të kutive të votimit është duke u zhvilluar garë e ngushtë mes LDK-së dhe PDK-së. Derisa kandidatja e LVV-së sipas të dhënave të para nuk arrin të futet në balotazh. Kur janë numëruar 15 nga 58 të kutive të votimit rezultatet si më poshtë: Shaban Shabani (PDK): 35.27%; Behxhet Xheladini (LDK): 34.91%; Kaltrina Salihu (LVV): 16.94%; Adnan Redzeplar (Vakat): 10.92%; Xhevxhet Tahiri (BK): 1.2%; Agron Gashi (AAK): 0.77%. /Telegrafi


