"Ngrin" Kosova, temperaturat zbresin deri në -8 gradë celcius

Kosova është përfshirë nga temperaturat e ulëta, ndërsa mëngjesi i sotëm karakterizohet nga ngricat.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 dhe -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 2 dhe 6 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Për shkak të ngricave në orët e mëngjesit, qytetarëve, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit.


