Sheila “zgjohet” nga gjumi, nis “thashethemet” nëpër cepat e shtëpisë
Lajmifundit
/
16 Tetor 2021, 19:24
Showbiz

Sheila mori një mësim shumë të mirë nga nominimi këtë javë. E frikësuar se mos ishte ajo që do dilte, këngëtarja duket se u zgjua mirë dhe është gati për të luftuar për qëndrimin në atë shtëpi. Sot në mëngjes ajo ka bërë hapat e para. Në kopësht me Arditin, këngëtarja ka folur për deklaratën e tij, në lidhje me Beniadën.
Ky debat u bë një natë më parë, por Sheila e risolli në vëmendje. Sipas Sheilës, Arditi duhet ti lë lojrat, pasi gjestet dhe veprimet tregojnë më shumë se fjalët.

"Aty ja fut kot", i tha në një moment tjetër ajo, në lidhje me atë që ai ka shprehur për Beniadën.


